string(72) "kqz-ua-ndal-gati-gjysme-milion-euro-partive-qe-u-gjobiten-gjate-fushates"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:46

KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 15:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka vendosur që të lirohen 3 mijë e 716 kuti të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore që përfshijnë periudhën 2014-2021.

Sipas vendimit të KQZ’së, materiali zgjedhor që ndodhet në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendoset në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar.

380 kuti janë nga zgjedhjet e vitit 2014, 614 kuti nga viti 2017, 761 kuti nga viti 2019 dhe 1 mijë e 961 kuti nga viti 2021.

“Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për lirimin e 3,716 kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore që përfshijnë periudhën 2014 – 2021. Sipas vendimit të KQZ-së, materiali zgjedhor që ndodhet në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendoset në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar. Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së KQZ-së me qëllim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen gjatë këtij viti. Sipas të dhënave, kutitë e votimit i përkasin proceseve të ndryshme zgjedhore, lokale dhe parlamentare, të zhvilluara gjatë viteve 2014 (380 kuti), 2017 (614 kuti), 2019 (761 kuti) dhe 2021 (1,961 kuti).”

Po ashtu është marrë vendim për ndalimin e mjeteve për subjekte politike parlamentare për të cilat PZAP ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës.

“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm.”