Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, 21 mars, ka miratuar fondin për partitë policike të cilat garojnë për parlamentaret e 11 majit.
Në total janë alokuar 1.3 milion euro. Nga këto para, 65.291.390 lekë do të shkojnë për PS, e ndjekur nga PD e cila do të marrë 44.818.545 lekë.
9 milionë lekë shkojnë për Partinë e Lirisë të Ilir Metës, ndërsa për Partinë Socialdemokrate të Dom Doshit janë vënë në dispozicion 3 milionë lekë.
2.6 milionë për Partinë Republikane të Fatmir Mediut.
Nr Partia Politike Totali i përfituar / Lekë
1.Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7.Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8.Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10.Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11.Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...