KQZ regjistron koalicionin e PD-së, miraton projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik - Gazeta Express
string(94) "kqz-regjistron-koalicionin-e-pd-se-miraton-projektin-pilot-te-votimit-dhe-numerimit-elektronik"

KQZ regjistron koalicionin e PD-së, miraton projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 17:35

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka regjistruar koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim”. “Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Ndërkohë gjithashtu është miratuar edhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të aplikohet në ZAZ nr. 40 në Tiranë. “Do të japim cdo kontribut që do të jetë i nevojshëm që edhe kjo vendimmarrje që do të pasohet nga të tjerat të ecë në drejtimin e duhur” tha përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso.

Lexo Edhe: