KQZ refuzon mbi 12 mijë votues nga mërgata, pranohen mbi 40 mijë - Gazeta Express
string(63) "kqz-refuzon-mbi-12-mije-votues-nga-mergata-pranohen-mbi-40-mije"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:10

KQZ refuzon mbi 12 mijë votues nga mërgata, pranohen mbi 40 mijë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 20:10

Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave deri më sot në ora 19:00, janë hapur mbi 26 mijë zarfe dhe janë verifikuar mbi 43 mijë sosh.

Lexo Edhe:

Ndërsa, sipas tyre deri më tani janë refuzuar 12.566 votues apo 28.57% të verifikuarve.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.