KQZ publikon të dhënat: Dalje shumë e ulët e qyetatarëve në votim, në Zveçan asnjë - Gazeta Express
string(80) "kqz-publikon-te-dhenat-dalje-shume-e-ulet-e-qyetatareve-ne-votim-ne-zvecan-asnje"

Ballina

Gazeta Express

21/04/2024 11:46

KQZ publikon të dhënat: Dalje shumë e ulët e qyetatarëve në votim, në Zveçan asnjë

Ballina

Gazeta Express

21/04/2024 11:46

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi publikoi në një konferencë për media të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votimin që po zhvillohet sot në veri të vendit për largimin ose jo të katër kryetarëve shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës së Veriut.

Deri në orën 11:00, në asnjë prej këtyre katër komunave me shumicë serbe nuk ka pasur më shumë se 46 votues, ndërsa në Zveçan asnjë qytetar nuk doli për të votuar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë t’i presin qytetarët me të drejtë vote. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: në Lepsaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 23 votues”, tha Radoniqi.

Ai i ftoi qytetarët në këto komuna që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, tha kryetari i KQZ-së.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka vendosur ta bojkotojë këtë proces votimi, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit.

Katër kryetarët shqiptarë morën udhëheqjen e komunave veriore duke fituar në zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat Lista Serbe i bojkotoi. Futjen e tyre në objektet komunale dhe qëndrimin aty e pasoi një valë tensionesh që u përshkallëzua deri në dhunë.