KQZ publikon listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës - Gazeta Express
string(56) "kqz-publikon-listen-e-qendrave-te-votimit-jashte-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 10:51

KQZ publikon listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

27/11/2025 10:51

KQZ dje ka marrë vendim për miratimin e Qendrave të Votimit për votimin jashtë vendit, që do të mbahet më 27 dhjetor, një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime të vendosura në 36 shtete të botës

Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40,850 votues.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit për votimin jashtë Kosovës, të miratuara nga KQZ është 60, me gjithsej 109 vendvotime. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit ëshë 103,550.

“KQZ sqaron se kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar.”

Periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 26 nëntor dhe do të përfundojë më 6 dhjetor 2025.