Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i 92.81% të vendvotimeve të procesuara, 563,075 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit deri në orën 15:00, apo 28.73%.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021, deri në orën 15: kishin votuar 567,934 persona, apo 32.32%.
Procesi i votimit po vijon “pa probleme” tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë të fundit për media.
Rezultatet prelimintare të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, për dallim prej herave të kaluara, tha ai.