KQZ pranon vendimin e PZAP: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme - Gazeta Express
string(90) "kqz-pranon-vendimin-e-pzap-palet-kane-te-drejte-ankese-brenda-48-oreve-ne-gjykaten-supreme"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 13:27

KQZ pranon vendimin e PZAP: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 13:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e PZAP për çështjen e certifikimit të Listës Srpska.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Express se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë.”