string(44) "kqz-po-vezhgon-procesin-zgjedhor-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 12:12

KQZ po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 12:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po qëndron në Shqipëri për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Anëtarë dhe zyrtarë të KQZ-së po qëndrojnë në qendra votimi në zona të ndryshme zgjedhore për të përcjellur nga afër organizimin e këtij procesi zgjedhor.

Gjatë këtij vëzhgimi, vëmendje më e madhe do t’i kushtohet votimit të pjesshëm elektronik në disa qendra votimi dhe numërimit të votave që zhvillohet në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Para ditës së zgjedhjeve, zyrtarët e KQZ-së u njoftuan edhe për aspekte tjera të procesit zgjedhor, siç është organizimi për herë të parë i votimit jashtë vendit për shtetasit e Shqipërisë.