KQZ po vazhdon verifikimin e votave të ardhura me postë: Mbi 22 mijë pako u aprovuan, 755 u refuzuan - Gazeta Express
string(98) "kqz-po-vazhdon-verifikimin-e-votave-te-ardhura-me-poste-mbi-22-mije-pako-u-aprovuan-755-u-refuzuan"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 11:14

KQZ po vazhdon verifikimin e votave të ardhura me postë: Mbi 22 mijë pako u aprovuan, 755 u refuzuan

Lajme

Gazeta Express

11/06/2026 11:14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vërteton nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përms postës.

Deri në përfundim të ditës së djeshme, KQZ tha se janë aprovuar 22,601 pako, ndërsa 755 janë refuzuar.

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, njoftoi KQZ-ja.

Ky proces filloi më 9 qershor 2026, në orën16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar, thotë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ tha se “do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”.

“Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë. Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement