KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë   - Gazeta Express
string(125) "kqz-po-vazhdon-numerimi-i-votave-per-kandidatet-per-deputete-ne-disa-komuna-pasdite-pritet-te-filloje-edhe-ne-peje-e-podujeve"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 10:45

KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë  

Lajme

Gazeta Express

14/02/2025 10:45

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.

KQZ thekson se mëngjesin e së premtes ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit.

“Gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.

Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:

11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;

12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;

13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement