Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara nga Qendra Komunale të Numërimit, ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në tetë komuna, përfshirë Novobërdën, Obiliqin, Shtërpcën, Junikun, Hanin e Elezit, Parteshin, Ranillugun dhe Kllokotin, shkruan Express.
Procesi i numërimit është duke vazhduar edhe në 25 qendra komunale të numërimit.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ
“Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...