KQZ njofton se është përmbyllur numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 Shkurtit - Gazeta Express
string(77) "kqz-njofton-se-eshte-permbyllur-numerimi-i-votave-te-zgjedhjeve-te-9-shkurtit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 21:26

KQZ njofton se është përmbyllur numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 Shkurtit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2025 21:26

Është përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025. Sipas nenit 105 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sot, është dita e fundit kur këtu në QNR ka pasur administrim të numërimit të fletëvotimeve, andaj edhe ky afat llogaritet nga dita e sotme, 5 mars 2025, ora 21:00”, KA THËNË AI.

Ai ka treguar edhe për një rast specifik në Vushtrri, ku do të bëhet një rinumërim  votave e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik.

|Në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, gjatë ditës së enjte KQZ do të bëjë rinumërimin e fletëvotimeve që i takojnë një subjekti politik në komunën e Vushtrrisë.  Më shumë detaje për këtë çështje, mund t’iu japin në Prokurorinë e Shtetit.  Gjatë kohës sa KQZ duhet të presë kalimin e afatit për ankesë në PZAP, do të bëhet rinumërimi i kërkuar”, ka thënë ai. /Gazeta Expess

Advertisement
Advertisement
Advertisement