string(79) "kqz-njofton-per-afatet-per-zgjedhjet-lokale-fushata-do-te-filloje-me-13-shtator"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 16:11

KQZ njofton për afatet për zgjedhjet lokale –  Fushata do të fillojë me 13 shtator

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 16:11

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhje, e cila ka qenë edhe mbledhja e parë pas caktimit të datës 12 tetor 2025 për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, shkruan Gazeta Express.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe ka miratuar planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Nga KQZ është njoftuar se, periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është caktuar të bëhet nga 13 shtatori, deri me 12 tetor.

Po ashtu nga KQZ është njoftuar edhe se partitë kanë kohë të deklarohen për formimin e koalicioneve nga data 9 qershor, deri me 23 qershor.

Ndërsa afati për aplikimin e partive politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve është nga 26 qershor deri me 13 gusht.  /GazetaExpress