Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025, shkruan Gazeta Express.
Pjesë e këtij raporti të KQZ-së janë edhe shpenzimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët, parti të cilat kishin garuar si koalicion.
Në raport bëhet e ditur se ky koalicion ka shpenzuar mbi 17 mijë euro për paga dhe kompenzime.
Ndërkaq, 2 mijë euro i kanë shpenzuar për karburante.
Kurse për ushqim, hapësira, lokale, zyra objekte me qira, radio dhe spotet televizive, e shpenzimet e tjera të reklamave, reprezentacione dhe konferenca, nga kjo parti janë shpenzuar mbi 243 mijë euro.
Në raport bëhet e ditur edhe se partia në fjalë janë gjobitur mbi 72 mijë europ.
Në fund, gjithsej, për periudhën 16 gusht 2024, dhe 9 shkurt të këtij viti, kjo parti ka shpenzuar më shumë se 337 mijë euro. /GazetaExpresss