string(103) "kqz-ne-shqiperi-regjistron-per-zgjedhjet-e-11-majit-partine-e-re-te-luzim-bashes-me-kryetar-endri-hasen"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 15:33

KQZ në Shqipëri regjistron për zgjedhjet e 11 Majit partinë e re të Luzim Bashës, me kryetar Endri Hasën

Lajme

Gazeta Express

03/03/2025 15:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri e ka regjistruar për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.

Në mbledhjen e sotme, KQZ, regjistori në zgjedhje partinë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si dhe partinë “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço.

“Vendosim regjistrimin e partisë politike “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, tha kreu i KQZ, Ilirian Celibashi. /Panorama