KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(73) "kqz-miraton-planin-e-punes-pezullohet-nese-ka-zgjedhje-te-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 15:39

KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 15:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e punës për vitin 2026. Në mbledhjen e KQZ-së u tha se ky dokument është përgatitur në përputhje me Planin Strategjik të KQZ-së për periudhën 2023 – 2026, si dhe duke u mbështetur në konkluzionet dhe rekomandimet e përfituara nga proceset zgjedhore të vitit 2025.

Në këtë plan parashihet mundësia që të pezullohet zbatimi i tij në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

“Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme pamundësojnë realizimin e pjesës dërmuese të aktiviteteve të planifikuara, përveç atyre që përbëjnë obligime ligjore që ndërlidhen me raportimin ose që burojnë nga ligjet e tjera në fuqi. Ky parashikim siguron që institucioni të mbetet i fokusuar në përgjegjësitë bazë edhe në situata të paplanifikuara”, thuhet në këtë raport.

Kështu tha edhe Arianit Elshani nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, para anëtarëve të KQZ-së kur u diskutua kjo pikë.

“Është përgatitur një plan i punës konform strategjisë i miratuar të KQZ për vitin 2023 deri 2026 në kuadër të 5 shtyllave strategjike. Janë gjithsej 73 aktivitetet që janë të listuara në kuadër të planit të punës , sigurisht këtu janë marrë parasysh kufizimet në buxhet , por edhe mundësia e rrezikut dhe shkuarjes në zgjedhje”, tha ndër të tjera ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement