Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për zgjedhjet në Veri, për zgjedhjet që do të mbahen më 23 prill në Veri, raporton Express.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Express.
Fushata do të mbahet nga 4 deri më 21 prill, ndërsa afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje do të jetë nga 9 deri më 18 mars.
Më poshtë gjeni aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve.
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...