KQZ miraton akreditimin e mbi 8 mijë vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor - Gazeta Express
string(75) "kqz-miraton-akreditimin-e-mbi-8-mije-vezhguesve-per-raundin-e-dyte-zgjedhor"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:28

KQZ miraton akreditimin e mbi 8 mijë vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 14:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar disa vendime që lidhen me përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahen të dielën, më 9 nëntor.

Në këtë mbledhje, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte procesi i akreditimit dhe konfirmimit të vëzhguesve të subjekteve politike, organizatave vendore e ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesve të mediave që do të monitorojnë balotazhin.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin dhe konfirmimin e 8,049 vëzhguesve të shtatë subjekteve politike të certifikuara, të cilat garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Këta vëzhgues do të jenë të angazhuar në qendrat e votimit në të gjitha komunat ku do të zhvillohet procesi zgjedhor.

Në vazhdim, KQZ miratoi gjithashtu akreditimin e vëzhguesve të organizatave të ndryshme joqeveritare dhe përfaqësive diplomatike, të cilat do të kenë mandat për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë balotazhit të 9 nëntorit.

Në pikën e fundit të rendit të ditës, Komisioni vendosi edhe për akreditimin e përfaqësuesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare, që do të raportojnë drejtpërdrejt nga qendrat e votimit dhe do të ndjekin zhvillimet gjatë ditës së zgjedhjeve.