KQZ me thirrje për votuesit: Kontrolloni adresën e qendrës së votimit, shmangni paqartësitë në ditën e zgjedhjeve - Gazeta Express
string(111) "kqz-me-thirrje-per-votuesit-kontrolloni-adresen-e-qendres-se-votimit-shmangni-paqartesite-ne-diten-e-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:09

KQZ me thirrje për votuesit: Kontrolloni adresën e qendrës së votimit, shmangni paqartësitë në ditën e zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 10:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u është drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që të kontrollojnë adresën e qendrës së tyre të votimit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas KQZ-së, për ta bërë këtë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, është vënë në dispozicion platforma elektronike: https://qv.kqz-ks.org

“Duke e vizituar këtë faqe, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër mund të votojë më 12 tetor 2025, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në bazë të informacioneve nga KQZ, kjo platformë do të jetë e qasshme vazhdimisht, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.