Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, KQZ pritet të shqyrtojë çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas rendit të ditës, Këshilli për Operacione Zgjedhore do të paraqesë për shqyrtim dhe miratim listën e Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, përfshirë numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për secilin vendvotim. Vendimi pritet të përcaktojë mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor për diasporën.
Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të njoftohen me raportin e Listës preliminare të Votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, një dokument kyç për përgatitjen e mëtejshme të procesit zgjedhor dhe evidentimin e saktë të votuesve me të drejtë vote.