KQZ: Kontrolloni vendvotimin, mos harroni letërnjoftimin - Gazeta Express
string(54) "kqz-kontrolloni-vendvotimin-mos-harroni-leternjoftimin"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 8:10

KQZ: Kontrolloni vendvotimin, mos harroni letërnjoftimin

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 8:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që para se të shkoni në vendvotim, të kontrollojnë se ku e kanë vendvotimin.

KQZ përmes një postimi në Facebook, apelon qytetarët që të kenë kujdes të marrin me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes

“Gati për të votuar? Para se të shkoni në vendvotim, kontrolloni ku votoni,  https://qv.kqz-ks.org

Shkruani datën e lindjes dhe numrin personal – menjëherë shfaqet qendra juaj e votimit!

Mos harroni të merrni me vete një nga dokumentet e vlefshme: letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në apelin e KQZ-së.