KQZ-ja sot e mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit - Gazeta Express
string(95) "kqz-ja-sot-e-mban-mbledhjen-e-radhes-ne-rend-te-dites-certifikimi-i-partise-se-ramiz-lladrovcit"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 9:25

KQZ-ja sot e mban mbledhjen e radhës, në rend të ditës certifikimi i partisë së Ramiz Lladrovcit

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 9:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend të ditës për mbledhje që do të fillojë në ora 14:00 është edhe shqyrtimin i rekomandimeve për certifikimin e disa subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në mesin e këtyre subjekteve politike që ka aplikuar për certifikim është edhe subjekti ‘Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin’.

Ky subjekt është themeluar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.