Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e planifikuar të mbahej sot prej orës 13:30, u shty.
“Mediat do të njoftohen me kohë për ditën se kur do të mbahet kjo mbledhje”, thuhte në njoftimin e shkurtër të KQZ-së, pa dhënë detaje.
Në mbledhje e sotme ishte paraparë që KQZ-ja të diskutonte buxhetin për zgjedhjet e 12 tetorit
Në mesin e pikave të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje është raportimi rreth vlerësimit për ri shpërndarje të buxhetit të aprovuar të KQZ për vitin 2025 për zgjedhjet e 12 tetorit.
Para pak ditësh u raportua se qeveria në detyrë ende nuk i është përgjigjur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kërkesën për ndarjen e buxhetit shtesë për zgjedhjet lokale.
As pas dy jave qeveria nuk e ka shqyrtuar kërkesën e KQZ-së, e cila ndërlidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.