KQZ-ja shtyn mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të gjashtë partive politike - Gazeta Express
string(71) "kqz-ja-shtyn-mbajtjen-e-kuvendeve-zgjedhore-te-gjashte-partive-politike"

KQZ-ja shtyn mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të gjashtë partive politike

Lajme

Gazeta Express

19/01/2022 14:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e saj ka miratuar kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.

Në njoftim thuhet se në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.

Lexo Edhe:

“Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes së kuvendeve zgjedhore, për arsye të njëjta”, thuhet më tej.