KQZ certifikon rezultatet për Kryetarë të 35 komunave, i shpall për Prishtinë, Junik e Mamushë dhe për anëtarë të 37 Kuvedndeve Komunale - Gazeta Express
string(134) "kqz-certifikon-rezultatet-per-kryetare-te-35-komunave-i-shpall-per-prishtine-junik-e-mamushe-dhe-per-anetare-te-37-kuvedndeve-komunale"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 14:16

KQZ certifikon rezultatet për Kryetarë të 35 komunave, i shpall për Prishtinë, Junik e Mamushë dhe për anëtarë të 37 Kuvedndeve Komunale

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 14:16

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 74-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarët e Komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur nga KQZ më 25 tetor 2025.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Rezultatet u shpallën për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët se nga tani (e hënë, 3 nëntor 2025, ora 15:00) mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Gllogocit (Drenasit), pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion.