KQZ certifikon grupin e parë me 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet e 12 tetorit - Gazeta Express
string(96) "kqz-certifikon-grupin-e-pare-me-10-subjekte-politike-dhe-64-kandidate-per-zgjedhjet-e-12-tetorit"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 11:54

KQZ certifikon grupin e parë me 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet e 12 tetorit

Lajme

Gazeta Express

12/08/2025 11:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve, ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025, në orën 23:59.

Në grupin e parë, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kanidatë të pavarur, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandiatë për Kryetarë të Komunave dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (12 gusht 2025) është: