KQZ aprovon mbi 29 mijë zarfe nga diaspora, i refuzon rreth 12 mijë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 15:31

KQZ aprovon mbi 29 mijë zarfe nga diaspora, i refuzon rreth 12 mijë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 15:31

Në QNR po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit dhe rinummërimi i disa vendvotimeve.

“Këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendour Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre dhe që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës.”, ka thënë ai.

Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime).

Po ashtu, në këtë qendër, shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 25 mijë e 153 pako të supozuara me fletëvotime, prej nga janë aprovuara 29 mijë e 87 zarfe me fletëvotime dhe 11 mijë e 840 zarfe të refuzuara.

Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme dhe si në vijim:

5 mijë e 78 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës;

3 mijë e 836 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore;

908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë;

1 mijë e 551 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);

467 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim;