Kozniku për Bllazheviqin: Shefi im, faleminderit për gjithçka - Gazeta Express
string(59) "kozniku-per-bllazheviqin-shefi-im-faleminderit-per-gjithcka"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 14:21

Kozniku për Bllazheviqin: Shefi im, faleminderit për gjithçka

Futboll

Gazeta Express

08/02/2023 14:21

Ardian Kozniku e ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës kroate, Qiro Bllazheviq.

Ish-futbollisti i njohur kosovar kishte punuar me selektorin e dikurshëm të Kroacisë, me të cilin e kishin fituar medaljen e bronztë në Botërorin 1998, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

E Kozniku ka kujtime shumë të mira me Bllazheviqin, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes, një ditë pa i mbushur 88 vjet.

Trajneri kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka kujtuar ish-trajnerin legjendar të Prishtinës.

“Shefi im, faleminderit për gjithçka. Pusho në paqen e Zotit”, ka shkruar Kozniku. /Gazeta Express/