Kovaçevski: Ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe vullnetin e mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave - Gazeta Express
string(103) "kovacevski-ta-perforcojme-pjekurine-shpirterore-dhe-vullnetin-e-mire-per-tejkalimin-e-te-gjitha-sfidave"

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 15:25

Kovaçevski: Ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe vullnetin e mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave

Ballina

Gazeta Express

19/01/2022 15:25

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me rastin e festës krishtere – Uji i Bekuar, dërgoi urime deri te besimtarët ortodoksë, arqipeshkvi i Kishës ortodokse maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z. Stefan, si dhe deri te të gjithë priftët ortodoksë.

“Kjo festë na bënë thirrje të pastrohemi në ditën kur ujërat shndërrohen në ujëra të shenjtë, që të na përkujtojnë në ditën kur Jezu Krishti kryqëzohej në lumin Jordan. Edhe këtë vit derisa ende po zgjat pandemia me Kovid-19, festa na thërret t’i kalojmë në shëndet sfidat e pandemisë. T’u përmbahemi rekomandimeve të nëpunësve shëndetësorë dhe të Sinodit të KOM-AO dhe ta festojmë festën me përgjegjësi. Çdo vit kjo festë na porosit që ta përforcojmë pjekurinë shpirtërore dhe me qetësi dhe me dashuri t’i dëshirojmë njëri tjetrit vullnet të mirë për tejkalimin e të gjitha sfidave që na presin në planin personal dhe kolektiv. Urime kjo festë e madhe krishtere – Uji i Bekuar”, thotë Kovaçevski në urimin.

Lexo Edhe:

Kryeministri Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski mori pjesë në ceremoninë e festimit të festës, që tradicionalisht mbahet te ura “Liria”.

“Besimtarit më fatlum, i cili e tërhoqi kryqin nga ujërat e shenjta, i uroi dëshirë për shëndet të mirë dhe prosperitet dhe i dorëzoi dhuratë”, informuan nga Qeveria.