Kotori si pikëtakim i civilizimeve - Gazeta Express
string(34) "kotori-si-piketakim-i-civilizimeve"

Arte

Gazeta Express

20/03/2025 17:33

Kotori si pikëtakim i civilizimeve

Arte

Gazeta Express

20/03/2025 17:33

Dje në hapësirat e Librarisë ‘Dukagjini’ u mbajt promovim dhe diskutim mbi librin “Kotori dhe shqiptaret. Ndërlidhja adriatikase e harruar” me autor Ylber Hysaj i cili bashkëbisedoi me të ftuain special, historianin, Oliver Shcmitt.

Hysaj përmes këtij studimi synon të vë në pah një pjesë të historisë që ka mbetur shpesh e harruar dhe e cila paraqitet nga dimensioni jo vetëm politik por edhe kulturor, tregtare njerëzore e në shumë aspekte tjera të jetës mes botës së Kotorit dhe shqiptarëve dhe trajtohet gjatë periudhave kohore të shekujve 12 deri në shekullin e 17-të.

Oliver Shcmitt i ftuar special, foli për përshtypjet e tij, njëherazi shtroi pyetje ndaj autorit lidhur me idenë e botimit të një libri historik që flet për Kotorin dhe lidhjen personale të autorit me të.

“Unë kam pranuar me shumë kënaqësi ftesën të diskutoj me autorin edhe me ju. Kjo libër ofron një mundësi të shkëlqyer të reflektojmë, të diskutojmë sidomos të trajtohen tema që merren me historinë detare duke ditur që shqiptaret ishin historikisht të mbyllur në këtë drejtim ose ishin më të vërtet vetëm një popull malor” thotë nder tjerash Shcmitt.

Ky libër nuk merret me historinë bashkëkohore por me mesjetën dhe me epokën osmane ose venedikase dhe në hapësirën adriatike. Pse Kotori dhe pse Kotori në këtë periudhë?

“Kotori është pjesë e një projekti tim më afatgjatë “Shqiptarët dhe tjerët” që është një përpjekje për të tejkaluar një klishe edhe një stereotip për shqiptarët që kanë të tjerët kryesisht fqinjët por qe kemi edhe ne për veten ton. Nuk është vetëm gjeografia. Kotori është pikëtakim edhe i civilizimeve nëse e shihni edhe sot pra atje mund të shkoni vetëm përmes një tuneli i cili është hapur në kohët e reja” shton Hysaj.

Në anën tjetër Shcmitt ngreh edhe një paralele mes antropologjisë dhe historisë duke insistuar tek lidhja personale e autorit me librin.

“Një krahasim midis antropologjisë dhe historisë, ti ke treguar tërthorazi që në histori autori nuk është shumë i dukshëm, antropologi duhet të arsyetojë pse ai ka zgjedhur ose jo këtë objekt, unë mendoj që midis librit dhe autorit ka një lidhje edhe personale”

Inercioni malazez i veprimtarisë tende dhe roli, interpretimi i intelektualeve malazez mbi librin?

“Perceptimi im mbi boten malazeze dhe atë të Kotorit lidhet qysh në fëmijëri megjithatë lidhje tjetër e mëvonshme si pjesë e bisedave të gjata me intelektualet në Akademinë Malazeze të cilët insistonin së të gjitha këto lidhje nuk janë prezentë për boten e sllavizimit, pak dinë ose kanë krijuar stereotipe” thotë Hysaj.

Në mesin e veprave të tjera të historianit ish-diplomat është edhe libri “Shqiptarët dhe të tjerët: Nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”.

Shcmitt për librin:

 “Në punën e tij te mëparshme, Ylber Hysa tashmë ka eksploruar zonat kufitare të historisë shqiptare dhe vështrimi i tij varionte nga Letnica deri në Ulqin. Ai i qaset historisë shqiptare të Kotorrit nga një perspektivë e dyfishtë – fillimisht si historian njohës i shumë burimeve edhe i bibliografisë, por edhe si ish-ambasador i Kosovës në Mal të Zi. Ky funksion i mundësoi ta kuptojë Malin e Zi si një hapësire historike dhe gjithashtu ta kuptojë funksionin e Kotorrit ndërmjet Adriatikut dhe rajonit malor te Ballkanit. Ylber Hysa e përshkruan Kotorin si një qendër të vërtetë komunikimi, migrimi, kulture dhe tregtie në rajonin e Adriatikut. Kotorri i përkiste Arbërisë veneciane që u shfaq në shekullin e 15-të, një zonë kalimtare midis sllavëve, arbërve, vllehve dhe fuqive të Adriatikut, Venedikut dhe Dubrovnikut. Është një zonë kulturore katolike që ai përshkruan, e cila është në afërsi të Ballkanit Ortodoks, që fillon në malet pas Kotorrit. Arbërit morën funksione të ndryshme në Kotorr, si priftërinj, si studiues, si zejtarë.

Kotorri ishte një destinacion migrimi, por edhe një ndalesë për udhëtime drejt Venedikut. Studimi i Ylber Hysës e bën të qartë se sa thellësisht Arbëria veriore ishte integruar në botën e Adriatikut dhe se si ajo formonte një varëse midis bregdetit dhe brendësisë malore. Aftësitë e tij te gjera gjuhësore i mundësojnë Hysës te bazohet në të gjitha kërkimet mbi këtë temë dhe ta bëjë atë të aksesueshme për lexuesin shqiptar. Libri tregon se si funksiononte Arbëria në mesjetë; si një hapësirë e hapur në të gjitha drejtimet dhe si një hapësirë e një kulture të zhvilluar krishtere dhe evropiane, qe ishte në kontakt të ngushtë me të gjithë fqinjët.”

/Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement