KOSTT njofton për punimet në rrjet, kërkon durim nga qytetarët - Gazeta Express
string(62) "kostt-njofton-per-punimet-ne-rrjet-kerkon-durim-nga-qyteta1ret"

Gazeta Express

23/11/2020 20:00

KOSTT njofton për punimet në rrjet, kërkon durim nga qytetarët

Gazeta Express

23/11/2020 20:00

Konsumatorët e lagjes Bregu i Diellit që nga mesdita janë pa energji elektrike, ndërkohë që KOSTT dhe KEDS po vazhdojnë punën në nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2 për largimin e kabllove të dëmtuara, pastrimin e kanaleve dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.

Në një njoftim për media të KOSTT thuhet se aktualisht Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike.

Lexo Edhe:

KOSTT kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga nënstacioni Prishtina 2 gjatë sezonit të dimrit.

Ndryshe, lagjja Bregu i Diellit në kryeqytet edhe ditëve të kaluara është përballur me mungesa të gjata të furnizimit me energji elektrike. Gjatë së shtunës pati ankesa edhe nga banorët e lagjes Mati dhe Lagjes së Spitalit për mungesë të energjisë elektrike për më shumë se 10 orë.