Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet e dy urave që u paralajmëruan të ndërtohen në Mitrovicë kjo pavarësisht se nga BE-ja, Albin Kurtit i bënë thirrje për përmbajtje dhe mos marrjen e vendimeve të tilla.
E në lidhje me këtë qeveria Kurti sot ka nënshkruar një tender të negociuar hiq më pak se 3 milionë euro.
Kontrata e quajtur “Ndërtimi i mbikalimeve (urave) për këmbësorë dhe automjete në Mitrovicë” është publikuar sot në E-prokurimi ndërsa është nënshkruar dje me 30 qershor.
Sipas detajeve të kontratës tenderi pa iu nënshtruar konkurrencës iu dha kompanisë “EUROKOS HOLDING” SH.P.K.
Vlera e kontratës është saktësisht 2,999,628.18, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës të publikuar në platformën e-prokurimi, shkruan Gazeta Infokus.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot do të vendoset edhe gurthemeli i urave në orën 17:30.