Një person me inicialet A.D. është arrestuar sot më urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile.
Për këtë rast ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, duke thënë se i arrestuari është një polic i pensionuar nga fshati Gërnçare.
Kjo zyre e quajti arrestimin si politikisht të motivuar dhe tha se “po vazhdon përndjekja e popullit serb nga Prishtina”, duke shtuar se ai u ndalua 26 vjet pas konfliktit.
“Arrestime të tilla zakonisht bëhen pa prova relevante dhe dëshmitarë kredibilë. Arrestimet e motivuara politikisht shërbejnë si mekanizëm hakmarrjeje ndaj serbëve”, duke shtuar se në këtë mënyrë dërgohet mesazhi se për ta “nuk ka paqe dhe siguri”.
Kjo zyre gjithashtu tha për rastin do të informojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe do të kërkojnë që procedura të ndiqet me kujdes, si në këtë rast ashtu edhe në raste të tjera që zhvillohen “kundër serbëve të arrestuar”.