string(112) "kossev-citon-elshanin-per-leternjoftimet-e-leshuara-nga-serbia-skam-informacione-qe-nga-1-qershori-sdo-te-vlejne"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 16:58

Kossev citon Elshanin për letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia: S’kam informacione që nga 1 qershori s’do të vlejnë

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 16:58

Letërnjoftimet e lëshuara nga sistemi i Serbisë për serbët e Kosovës do të jenë të vlefshme edhe pas datës 1 qershor. Kështu citohet zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në mediumin në gjuhën serbe “KoSSev”.

Sipas këtij portali, zyrtarët policorë në vendkalime kufitare kanë paralajmëruar se poseduesit e këtij dokumenti identifikues së shpejti nuk do të mund të hyjnë dhe të dalin nga Kosova.

Elshani nuk e përjashton mundësinë që të merret një vendim i tillë.

Aty, ai ka paralajmëruar “gjetjen e zgjidhjes” dhe se qytetarët do të njoftohen zyrtarisht paraprakisht për gjithçka.

Elshani ka thënë se nuk ka informacione se nga 1 qershori do të pezullohet vlefshmëria e letërnjoftimeve serbe në vendkalime.

“Dhe nëse nuk e kam këtë informacion, me shumë mundësi do të thotë se nuk do të jetë më 1 qershor. Mund të pasojë ndonjë vendim politik, por zakonisht u them njerëzve se duhet të ketë një afat”, tha ai.

I pyetur për vlefshmërinë e letërnjoftimeve të lëshuara nga sistemi serb për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë,  Elshani thotë se është dokument i vlefshëm derisa të merret një vendim tjetër. Dhe një vendim tjetër me shumë gjasa do të bëhet publik të paktën një muaj përpara, thotë ai.

“Për mua është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se nuk do të jetë më 1 qershor. Unë do të kërkoj një datë, të paktën një muaj përpara, në mënyrë që t’i informojmë njerëzit se si të përgatiten dhe që të mos kenë problem të hyjnë apo të dalin nga Kosova”./Express/