Kosova ka nevojë për udhëheqës që kanë dëshmuar vlerat e tyre në kohë të vështira dhe që mbeten të përkushtuar ndaj transparencës dhe ndershmërisë. Angazhimi i qytetarëve në këtë proces është jetik, sepse vetëm përmes bashkëpunimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur.
“Ka ardh koha me dal pa maska” është slogani i nismës sëf ushatës më të re të Daut Haradinajt, kandidatit me numrin 50 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo fushatë synon të sjellë në vëmendje vlerat që na kanë udhëhequr dhe që janë kyçe për të ardhmen tonë.
Dauti, një lider i lidhur me momente historike për Kosovën, është mishërim i përkushtimit dhe guximit. Për të, lidershipi është një mision për të qëndruar në shërbim të qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre pa u tërhequr përballë sfidave.
Dalja pa maskë në momentin e parë publik të UÇK-së është një simbol i fuqishëm i guximit dhe transparencës, që mbetet frymëzim për të gjithë. Ky moment na kujton se vlerat e ndershmërisë dhe unitetit janë bazat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e fortë.
Me numrin 50, Daut Haradinaj sjell një vizion të qartë për tëardhmen e Kosovës. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë momenti për të bërë një zgjedhje me peshë historike. A jeni gati të përqafoni ndryshimin që gjithmonë ka qenë zëri juaj?