“Kosovë, dashuri” – Elvis Rexhbeçaj i lumtur me arritjen historike të kombëtares dardane - Gazeta Express
string(83) "kosove-dashuri-elvis-rexhbecaj-i-lumtur-me-arritjen-historike-te-kombetares-dardane"

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 16:11

“Kosovë, dashuri” – Elvis Rexhbeçaj i lumtur me arritjen historike të kombëtares dardane

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 16:11

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka bërë një postim të veçantë për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sllovenisë.

Kosova arriti një fitore të madhe në Lubjanë, duke siguruar kualifikimin në “play-offin” e Botërorit, pasi e mposhti Slloveninë 2-0 – ndonëse vetëm një pikë mjaftonte për të siguruar këtë arritje.

Fisnik Asllani shënoi golin e parë të ndeshjes, teksa golin e dytë për Kosovën e shënoi Zan Karnicnik, i cili shënoi një autogol të çuditshëm.

Në fushën e lojës, ndër më të mirët ishte dhe mesfushori i Kosovës dhe Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj.

Gjatë ditës së sotme, ky i fundit ka publikuar disa fotografi në “Instagram”, duke u shprehur i lumtur me arritjen e tij dhe të bashkëlojtarëve të tij.

“Luftuam deri në fund, me punë, besim dhe zemër plot. Jemi në play-off! Kosovë, dashuri, krenar me këtë ekip!”, shkruan ai në “Instagram”.

Kosova do të rikthehet në aksion ditën e martë, për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror, ndaj Zvicrës.

“Dardanët” momentalisht kanë dhjetë pikë nga pesë ndeshje, teksa Zvicra është e para me 13 pikë. Nëse Kosova e do kualifikimin direkt në Botëror, duhet të fitojë me gjashtë gola epërsi ndaj Zvicrës, pasi kjo e fundit ka një golaverazh shumë më të mirë se Kosova./GazetaExpress/