Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, policia ia gjen e ia kthen atij - Gazeta Express
string(66) "kosovarit-i-humb-telefoni-ne-lezhe-policia-ia-gjen-e-ia-kthen-atij"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 19:31

Kosovarit i humb telefoni në Lezhë, policia ia gjen e ia kthen atij

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 19:31

Një shtetasi të Kosovës, të cilit i kishte humbur telefoni në Lezhë, iu gjet nga Policia Rrugore në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga ana e Policisë së Shtetit, duke njoftuar se telefoni i gjetur i është kthyer pronarit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në qytetin e Lezhës, kanë gjetur në rrugë, një celular.    Nga verifikimet e kryera rezultoi se celulari i përkiste një shtetasi kosovar”.

“Shërbimet e Policisë kanë kontaktuar me shtetasin kosovar dhe i kanë kthyer atij, celularin që i kishte humbur. Ai i falënderoi punonjësit e Policisë, për profesionalizmin dhe për korrektesën”, thuhet në njoftim.