Artisti Kosovar i cili jeton ne Islandë, The Great Jazzby, ka lansuar këngën e tij te dyte, e cila quhet Murr Murr. Ai ne bashkepunim me yllin Islandez, Mugison, kane rilansuar kete projekt ne tregun ndërkombëtar.
Versioni origjinal i këngës Murr Murr, ishte bere nga artisti Mugison për filmin Hollywoodian/Islande, A Little Trip to Heaven, ku ne rolet kryesore luajnë fituesi i Oskarit Forest Whitaker dhe Jeremy Renner.
Ndërsa versioni i ri është bere nga The Great Jazzby, një remix te cilin Mugison e ka mbeshtetur dhe ia ka autorizuar te drejtat autoriale artistit Kosovar.
Kjo eshte kenga e dyte e The Great Jazzby, ku muaj me pare ai kishte lansuar kengen The Awakening Hymn, ne bashkepunim me ish anetarin e bandit legjendar The Foghat, Nick Jameson.
Kujtojmë se regjisori the gazetari Jasmin Rexhepi është themelues i The Great Jazzby, projekt muzikor ky, ne te cilin ai besohet se ka bashkëpunuar me shume artiste ndërkombëtar dhe kete vit ai pret qe te lansoje disa kenge tjera.