Kosovari me hit kundër racizmit - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

21/08/2020 2:29

Kosovari me hit kundër racizmit

Muzike

Gazeta Express

21/08/2020 2:29

The Awakening Hymn (Himni i Zgjimit), është kënga e artistit kosovar nga Islanda,  The Great Jazzby (Jasmin Rexhepi).

Kënga ka një tekst epik, të bazuar në fjalët dhe tragjedinë e George Floyd dhe është lansuar ne ora 18:46 me kohe të Minneapolis, pikërisht në kohen kur Floyd kishte vdekur.

The Awakening Hymn është projekt i The Great Jazzby, ne bashkëpunim me veteranin e Hollywood Nick Jameson dhe artistin e talentuar francez Thincœur. Kënga është në gjuhen angleze dhe është shkruar nga Kosovaro-Islandez, i cili njihet për stilin e tij të veçante te të shkruarit.

The Great Jazzby ka punuar si gazetar dhe filmbërës, ndërsa prej disa vitesh ai ka pas në bashkëpronesi klube dhe bare të ndryshme dhe ka punuar si promoter i muzikës. Ai njihet për organizimin e partyve të mëdha dhe njeriu i cili ka sjelle disa nga Dj-të më të njohur të muzikës elektronike në Islande. 

The Great Jazzby ka bashkëpunuar edhe me festivale muzikore dhe klube të ndryshme nëpër Evrope, ndërsa ky është projekti i parë zyrtar në muzike. Ai ka përfunduar tërë albumin dhe mbi pesë artistë nga e tërë bota pritet të këndojnë në projektin e tij. /GazetaExpress/