Kosovarët tregojnë se a do të shkojnë për pushime në Shqipëri, pas vrasjeve dhe incidenteve të fundit atje
Gazeta Express
29/06/2021 10:35
Sezoni turistik në bregdetin shqiptar tashmë ka nisur. Padyshim se një pjesë e mirë e kosovarëve këto pushime i kalojnë atje. Por, ditëve të fundit shqetësim të madh kanë ngritur vrasja në Velipojë dhe disa incidenteve nëpër zona të ndryshme turistike.
Gazetare: Aurora Amerllahu
Duke e parë këtë shqetësim dhe diskutim gjithandej
nëpër rrjete sociale, “#Gjesi” ka pyetur sot qytetarët se a do të
shkojnë për pushime verore në bregdetin shqiptar dhe sa janë të shqetësuar nga
këto zhvillime.
Reagimet ishin të ndryshme dhe të gjitha mund t’i shikoni në videon më poshtë.