Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka - Gazeta Express
string(64) "kosovaret-shenojne-rekord-ne-kursime-5-89-miliarde-euro-ne-banka"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2023 7:41

Kosovarët shënojnë rekord në kursime, 5.89 miliardë euro në banka

Lajme

Gazeta Express

01/11/2023 7:41

Shuma e kuri.eve që qytetarët e Kosovës kanë në banka ka arritur në vlerën prej 5.89 miliardë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosovës pikërisht të martën në Ditën Botërore të Kursimeve.

Kjo vlerë konsiderohet më e larta që është shënuar deri më tani

“Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro”.

Rreth 25% e kursimeve janë me afat.

“Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro). Vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro”.