Kosovarët të pabindur: Të infektuarit me COVID-19 nuk po e respektojnë vendimin për vetizolim, dalin rrugëve - Gazeta Express
string(103) "kosovaret-e-pabindur-te-infektuarit-me-covid-19-nuk-po-respektojne-vendimin-per-vetizolim-dalin-rrugeve"

Kosovarët të pabindur: Të infektuarit me COVID-19 nuk po e respektojnë vendimin për vetizolim, dalin rrugëve

Gazeta Express

15/07/2020 10:24

Personat e infektuar me COVID-19 nuk po e respektojnë vendimin për vetizolim. Vetëm gjatë ditës së martë, katër persona që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus kanë dalë në rrugë, raporton Express

Katër persona të infektuar me virusin COVID-19 nuk e kanë respektuar vendimin për vetizolim gjatë ditës së martë.

Lexo Edhe:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, Gjakovë, Malishevë e Shirokë, persona të infektuar me koronavirus janë hasur rrugëve.

Në Prishtinë, i infektuari me koronavirus ka dalë në qytet, ku është rrahur nga persona të panjohur.

“Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid-19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda”, njofton policia.

Një i infektuar me koronavirus ka dalë mesditën e së martës në Shirokë, duke mos iu përmbajtur rregullave të izolimit.

“Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 nuk i është përmbajtur  rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Njëjtë ka vepruar edhe një i infektuar me koronavirus, në Malishevë.  Ai nuk i është përmbajtur vendimit për vetizolim.

“Malishevë 14.07.2020 –09:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, thekson policia.

Edhe në Gjakovë një person i infektuar me koronavirus ka dalë në qytet, duke mos respektuar vendimin për izolim.

“Gjakovë  13.07.2020 –21:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda”, njofton policia.

Ndaj katër të dyshuarve, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda. /GazetaExpress/