Kosovarët e kthyer nga Londra nuk hynë në karantinë, vetizolohen në shtëpi - Gazeta Express
string(73) "kosovaret-e-kthyer-nga-londra-nuk-hyne-ne-karantine-vetizolohen-ne-shtepi"

Gazeta Express

23/05/2020 18:26

Kosovarët e kthyer nga Londra nuk hynë në karantinë, vetizolohen në shtëpi

Gazeta Express

23/05/2020 18:26

Janë kthyer nga Londra 138 kosovarë që ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.

Ardhjen e tyre sot e konfirmoi Ambasada e Kosovës në Londër me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Lexo Edhe:

“Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, thuhej në njoftim.

Mirëpo të ardhurit nga Londra nuk do të futen në karantinë tek Qendra e Studentëve.

Këtë e ka konfirmuar doktori Valdet Hashani.

“138 qytetarët që kanë ardhur nga Londra nuk do të futën në karantinë këtë pasi janë liruar me procedurë nga mjekët në aeroportin “Adem Jashari”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Të gjithë qytetarët do të fute në vetizolim për 14 ditë në shtëpitë e tyre”, deklaroi Hashani.