Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit zyrtare, para përballjes me Zvicrën - Gazeta Express
string(70) "kosova-zhvilloi-stervitjen-e-fundit-zyrtare-para-perballjes-me-zvicren"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 17:42

Kosova zhvilloi stërvitjen e fundit zyrtare, para përballjes me Zvicrën

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 17:42

Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi sot stërvitjen zyrtare para përballjes me kombëtaren e Zvicrës, që luhet nesër në Prishtinë.

Ndeshja që luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, është e fundit për Kosovën në ciklin kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Kosova është e dyta në grup – pozitë që të dërgon në “play-off” – teksa Zvicra është e para.

Gjatë stërvitjes së sotme, nuk ka pasur asnjë mungesë për selektorin Franco Foda dhe gjithçka ka shkuar normalisht.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, futbollistët shihen në formë e humor të mirë e të motivuar para një përballje si ajo me Zvicrën.

Kosova e Zvicra hyjnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve të mëdha.

“Dardanët” fituan ndaj Sllovenisë në Lubjanë 2-0, teksa “Helvetikët” fituan 4-1 ndaj Suedisë në Bazel.

Me fitoren në Lubjanë, Kosova e siguroi “play-offin”, derisa ka ende gjasa për kualifikim direkt, mirëpo duhet të bëj mrekullinë – ta mposhtë Zvicrën nesër me shifrat prej 6-0./GazetaExpress/