Kosova U21 barazon pa gola me Finlandën - Gazeta Express
string(40) "kosova-u21-barazon-pa-gola-me-5finlanden"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 19:40

Kosova U21 barazon pa gola me Finlandën

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 19:40

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka zhvilluar këtë të martë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2027.

Në Turku të Finlandës, Shpresat e Kosovës barazuan pa gola me Finlandën.

Ky barazim erdhi pas fitores 4:0 ndaj Qipros para katër ditësh.

Kosova U21 tani i ka tetë pikë nga pesë ndeshje në Grupin A, duke u renditur e treta.

Ndërkohë, Finlanda është e dyta me 10 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan më 27 mars të vitit të ardhshëm, ku e pret Rumaninë./GazetaExpress/