Kosova U20 shënon fitoren e dytë radhazi në Evropian - Gazeta Express
string(52) "kosova-u20-shenon-fitoren-e-dyte-radhazi-ne-evropian"

Kosova U20 shënon fitoren e dytë radhazi në Evropian

Sport

Gazeta Express

22/07/2022 19:37

Kosova U20 pasi shënoi fitoren e fundit në grupe, në garë për vendet 9-16, ka mundur Rumaninë me shifrat 79:82 (27:28, 14:19, 17:14, 21:21), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Gjeorgji.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku epërsinë më të lartë e kishin rumunët, 19:14, ndërsa kjo pjesë përfundoi 27:28. Dardanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, për të arritur epërsinë më të lartë, dhjetë pikë, 33:43, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 41:47.

Lexo Edhe:

Basketbollistët e rinj të Kosovës edhe në periodën e tretë kishin epërsi deri në nëntë pikë, 48:57, por rumunët në fund të kësaj pjese, u këndellen, për të ngushtuar rezultatin në 58:61, sa ishin shifrat në semafor pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante. Dardanët ishin në epërsi konstante, kurse Rumania përpiqej me të gjitha forcat për të rikthyer rezultatin, megjithatë, nuk ia arriti qëllimit dhe Kosova triumfoi 79:82.

Te Kosova u dalluan Don Polloshka me 17 pikë, Bardh Istrefi me 13 pikë e katër kërcime, Drilon Shala me gjashtë pikë e 13 kërcime dhe në momentet vendimtare, i jashtëzakonshëm ishte Fatlind Shoshaj me shtatë pikë radhazi nga tetë sa shënoi gjithsej.

Kosova U20 nesër (e shtunë) do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicra-Hungaria. Kjo ndeshje zhvillohet për vendet 9-12. /Gazeta Express/