Kosova U20 mposhtet thellë nga Turqia - Gazeta Express
string(37) "kosova-u20-mposhtet-thelle-nga-turqia"

Basketboll

Gazeta Express

16/07/2025 22:21

Kosova U20 mposhtet thellë nga Turqia

Basketboll

Gazeta Express

16/07/2025 22:21

Kosova është renditur përfundimisht e dyta në Grupin D të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj në ndeshjen e katërt dhe të fundit pësuan nga liderja Turqia me shifrat 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18).

Sfida u vendos në pjesën e parë, kur basketbollistët e Turqisë ishin më të mirë, ku e fituan çerekun e parë 26:10, derisa të dytin 24:0.

Pjesa e dyta ishte e baraspeshuar, ku periudha e tretë përfundoi 16:16, derisa ajo e fundit 22:18.

Ndaj Turqisë, Erolt Rrahmani kishte 12 pikë e tetë kërcime, derisa Orges Shatri shtoi 11 pikë.

Kosova në grup kishte tri fitore radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Dardanët për herë të parë u kualifikuan në çerekfinale të Evropianit, Divizioni B, që shënon edhe suksesin më të madh te gjeneratat e reja.