Kosova U17 mundet nga Holanda në kohën shtesë, Morina: Mëkat që lojën e mirë se kurorëzuam me rezultat pozitiv - Gazeta Express
string(108) "kosova-u17-mundet-nga-holanda-ne-kohen-shtese-morina-mekat-qe-lojen-e-mire-se-kurorezuam-me-rezultat-pozitiv"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2026 22:02

Kosova U17 mundet nga Holanda në kohën shtesë, Morina: Mëkat që lojën e mirë se kurorëzuam me rezultat pozitiv

Futboll

Gazeta Express

25/03/2026 22:02

Kombëtarja U17 e Kosovës ka nisur me humbje rrugëtimin e saj në Ligën B për kualifikime të Kampionatit Evropian U17, i cili zhvillohet në Estoni, por ka treguar paraqitje shumë të mirë përballë gjigantit evropian, Holandës.

Në ndeshjen e parë të Grupit B7, e luajtur sot në Antalya të Turqisë, Kosova u mposht me rezultatin e ngushtë 1:0. Goli i vetëm në takim u shënua nga sulmuesi Donny van der Lijcke, në minutën e katërt të kohës shtesë. Më herët golin holandezëve ia mohoi portieri Erlis Shala, në minutën e 28-të, kur priti penalltinë.

Trajneri i Kosovës U17, Arbnor Morina, vlerësoi paraqitjen e lojtarëve dardanë:

“Është mëkat i madh që djemtë tanë nuk e kurorëzuan këtë lojë jo vetëm me barazim, por edhe me fitore. Ata treguan lojë shumë të mirë, teksa rastet kanë qenë të barabarta në të dyja anët. Fatkeqësisht, ndeshja u vendos në minutat e fundit të kohës shtesë, kur ra koncentrimi i ekipit. Mirëpo, duhet t’i përgëzoj djemtë për disiplinën tekniko-taktike dhe për fytyrën e vërtetë që treguan në fushë. Këta lojtarë, së bashku me disa të tjerë jashtë listës së këtij grumbullimi, duhet të llogariten seriozisht për të ardhmen”, theksoi Morina.

Dueli i radhës për Kosovën U17 është më 28 mars kundër Bjellorusisë, ku ekipi synon të marrë rezultat pozitiv.

Vetëm fituesi i Grupit B7 avancon në Ligën A.

Advertisement
Advertisement
Advertisement