Kosova U16 në volejboll zhgënjen sërish në Europian, mposhtet thellë nga Greqia - Gazeta Express
string(78) "kosova-u16-ne-volejboll-zhgenjen-serish-ne-europian-mposhtet-thelle-nga-greqia"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/07/2025 21:54

Kosova U16 në volejboll zhgënjen sërish në Europian, mposhtet thellë nga Greqia

Sporte tjera

Gazeta Express

03/07/2025 21:54

Kosova U16 në volejboll në konkurrencën e vajzave e ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje në Kampionatin Europian që po mbahet në Prishtinë.

Vashat e reja dardanë pësuan thellë 3:0 nga Greqia U16 në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Seti i parë nisi dobët për Kosovën që shpejt e panë veten në disavantazh të parikuperueshëm, teksa u mposhtën 25:9.

Seti i dytë ishte edhe më zhgënjyes. Kosova u kufizua në vetëm katër pikë dhe me një lojë me shumë gabime thelbësore.

Seti i tretë ishte diç më i mirë, por përsëri larg, duke pësuar 25:11.

Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshjet e para për Kosovën, teksa mbrëmë u mposhtën po ashtu 3:0 nga Mali i Zi.

Kosova U16 ndeshjen e radhës e ka nesër nga ora 20:00. /Gazeta Express/